spot_img
spot_img
Thursday, January 23, 2025
spot_img
spot_img

Mbi 15 trilionë dollarë pasuri: pse fuqia e miliarderëve po bëhet gjithnjë e më shqetësuese për botën

Pasuria kolektive e miliarderëve të botës, u rrit me 2 trilion dollarë vetëm në vitin 2024, duke arritur në total në mbi 15 trilionë dollarë. Kjo sipas një raporti të publikuar të hënën nga organizata bamirëse kundër varfërisë Oxfam International.

Akumulimi i shpejtë i pasurisë së më të pasurve, tregon se bota mund të shohë shfaqjen e 5 trilionerëve të parë brenda dekadës së ardhshme, ose 1 më tepër sesa ishte parashikuar pak më herët. Oxfam dhe mbështetësit e tij paralajmërojnë se përqendrime të tilla të pasurisë janë të padrejta dhe e deformojnë pushtetin politik.

Të tjerë argumentojnë se miliarderët, janë shpeshherë në një pozicion më të mirë nga ku mund të përfitojnë varfrit por edhe për të zgjidhur problemet kolektive sesa qeveritë. Kjo çështje doli sërish në pak nga numri i miliarderëve të teknologjisë, që morën pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump të hënën.

spot_img

Ndërsa shumica de miliarderëve në botë, kanë pasuri midis 1-5 miliardë dollarë, sipas një raporti të nëntorit 2024 nga kompania e specializuar Altrata, akumulimi i pasurisë bëhet më i përqendruar në krye të listës. Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, 10 njerëzit më të pasur në botë kanë një pasuri të përbashkët prej pak më shumë se 2 trilion dollarë.

Mbështetësi i Trump, Elon Musk, është njeriu më të pasur në botë, me vlerë rreth 449 miliardë dollarë që nga e hëna. Nëntë të tjerët në listën e Bloomberg janë shtetas amerikanë, dhe shumica vijnë nga sektori i teknologjisë. Përveç gjiganti të mallrave luksoze dhe kreut të LVMH, Bernard Arnault, gjithë të tjerët përjetuan shtim të pasurisë gjatë 12 muajve të fundit.

Sipas Omar Ocampo, studiues në Institutin për Studime Politike, kjo pasqyron bumin e vazhdueshëm në sektorin e teknologjisë. “Pritshmëria që rrethon Inteligjencën Artificiale dhe miliarda dollarët e investuar në zhvillimin e saj, ka bërë që kompanitë e teknologjisë të arrijnë fitime mbresëlënëse në vitin 2024. Për pasojë, pasuria e miliarderëve të teknologjisë ka arritur nivele të reja të paprecedenta”-thekson ai.

Ndërkohë, Oxfam citoi një raport të fundit të Bankës Botërore  i cili zbuloi se numri i njerëzve që jetojnë nën pragun e varfërisë prej 6.85 dollarë për person në ditë “gati nuk ka ndryshuar” që nga viti 1990, kjo për shkak të rritjes së popullsisë.

Shumica e këtyre njerëzve gjenden në Jugun Global – rajone të karakterizuara nga nivele më të ulëta të zhvillimit ekonomik dhe ndikim më të dobët politik – ku shfrytëzimi i industrive nxjerrëse dhe i fuqisë punëtore më të lirë nga kombet më të pasura, ka krijuar atë që Oxfam i referohet si “kolonializëm modern”.

Oxfam paralajmëroi se rritja e pasurisë së miliarderëve në botë, është shoqëruar me një nivel në rritje të fuqisë së tyre politike. Megjithatë të tjerë kanë argumentuar se grumbullimi masiv i pasurisë nuk është i keq në vetvete, pasi është rezultat i punës së palodhur dhe zgjuarsisë, dhe se miliarderët mund të jenë në pozitë më të mirë për të ndihmuar të pafavorizuarit.

Në esenë e tyre të vitit 2022 “Pasuria pa kufij: Në mbrojtje të miliarderëve”, studiuesit Jessica Flanigan dhe Chris Freiman argumentuan se miliarderët e përdorin shpesh pasurinë e tyre ekstreme për fushata filantropike, dhe se paratë e tyre janë shpesh më efektive në duart e tyre sesa në duart e qeverisë, siç do të ndodhte nëse do t’i nënshtrohen taksave më të larta.

Edhe ekonomisti Michael Strain, shkroi në janar 2024 se “novatorët miliarderë krijojnë një vlerë të madhe për shoqërinë”. Ai citoi një studim të vitit 2004 nga ekonomisti, laureat i Nobelit, William Nordhaus, i cili zbuloi se shumica dërrmuese e “përfitimeve sociale nga përparimet teknologjike” shkon për konsumatorët dhe jo për ata që i drejtojnë këto teknologji.

Ndërsa drejtori Ekzekutiv i Oxfam International, Amitabh Behar, thotë: “Kapja e ekonomisë globale nga pak njerëz të privilegjuar, ka mbërritur kulme që dikur konsideroheshin të paimagjinueshme. Dështimi për t’i kufizuar miliarderët, do të sjellë së shpejti shfaqjen e trilionerëve. Nuk është përshpejtuar vetëm akumulimi i pasurisë së miliarderëve – me 3 herë – por edhe fuqia e tyre.

“Arritja më e madhe e kësaj oligarkie është një president miliarder, i mbështetur dhe i blerë nga njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i cili drejton ekonominë më të madhe në botë”- nënvizoi ai.

Në fjalimin e tij të lamtumirës si president, Biden tha: ”Sot në SHBA po merr formë një oligarki me pasuri, fuqi dhe ndikim ekstrem, e cila kërcënon të gjithë demokracinë tonë, të drejtat dhe liritë tona themelore, si dhe është një goditje direkte për cilindo tjetër që do të ecë përpara”.

“Ne duhet të reformojmë kodin tatimor, jo duke ulur ndjeshëm taksat për miliarderët, por duke i detyruar ata që të fillojnë të paguajnë pjesën e tyre të drejtë”. Jessica Flanigan dhe Chris Freiman shkruajnë: ”Taksimi i miliarderëve jo filantropikë me një shkallë të lartë është kundër-produktiv… Sepse pasuria e tyre ofron më shumë të mira sociale kur investohet në treg, sesa kur taksohet dhe transferohet”.

Ekonomisti Michael Strain shkroi: ”Për shembull, Amazon ka ulur çmimin e shumë mallrave të konsumit, duke krijuar më shumë kohë të lirë për miliona amerikanë përmes eleminimit të nevojës për të shkuar tek shitësit e tullave dhe llaçit …Ndërsa  themeluesi i saj Jeff Bezos, ka marrë vetëm një pjesë të vogël të atyre përfitimeve sociale”.

Oxfam u bëri thirrje qeverive globale që “të veprojnë me shpejtësi për ta reduktuar pabarazinë dhe për t’i dhënë fund pasurisë ekstreme”. Ndër sugjerimet e saj janë dhënia fund e parajsave fiskale, rritja e taksës së trashëgimisë për të “çmontuar aristokracinë e re”, dhe për të siguruar që individët dhe korporatat më të pasura në botë “të paguajnë vërtet pjesën që u takon”.

Raporti i Oxfam, përkon me fillimin e Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër, një mbledhje vjetore ku liderët e biznesit, politikanët dhe akademikët diskutojnë mbi sfidat ekonomike globale. Presidenti Donald Trump pritet të mbajë një fjalim online të enjten.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit