Rrahman Rama, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar një takim me banorët e Shupkovcit të Mitrovicës, ku thotë se u prit me mbështetje të madhe për vizionin e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
Rama theksoi se çdo fshat dhe lagje e Mitrovicës po rreshtohet krah për krah PDK-së, duke dëshmuar besimin në ndryshimin dhe zhvillimin që kjo parti synon të sjellë pas 9 shkurtit.
“Çdo fshat e çdo lagje e Mitrovicës po rreshtohet krah Bedri Hamzës! Faleminderit për përkrahjen që na dhatë sonte,” deklaroi Rama.