Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, është caktuar që të mbahet më 27 janar.
Kështu është bërë e ditur nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M., G.P., K.K., dhe T.D. është caktuar të mbahet me datë 27 janar 2025, në ora 11.00”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.