spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Aksidenti i zyrtarëve policorë në Drenas, Policia zbardhë detajet e para për rastin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Drenas, ku një veturë e Policisë është aksidentuar me një tjetër.

Policët janë aksidentuar me veturën e tyre zyrtare, derisa ishin duke shkuar në Mitrovicë, mëson Gazeta nga burimet e saja.

Rastin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënësja për media e policisë për rajonin e Prishtinës.

spot_img

“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën se në Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”, tha ajo.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura (njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona . Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Gazeta merr vesh se zyrtarët policorë i përkasin stacionit policor të Rahovecit, po që për detyrë ishin duke udhëtuar drejt Mitrovicës.

Ende nuk dihet për gjendjen e tyre shëndetësore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit