spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Limaj tregon se a mund të ketë koalicion me LVV-në pas zgjedhjeve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje nuk është çështje e vijave të kuqe por është çështje që besojnë se duhet të ndryshohet qeverisja.

Limaj ka shtuar se nuk është i gatshëm që t’ia zgjasë jetën qeverisjes së LVV-së pasi sipas tij Kosova ka nevojë për një ndryshim.

“Nuk është çështje e vijave të kuqe, është çështje që ne besojmë që duhet të ndryshohet qeverisja. Unë besoj qeveria duhet të ndryshojë dhe ky mentalitet qeverisës duhet të shkoj në opozitë. Kjo është bindja ime, nuk është çështje e vijave të kuqe kështu që nuk jam i gatshëm për t’ia zgjatur jetën kësaj qeverisjeje. Është qëndrim i imi, jam duke folur për qëndrimin tim. Besoj se Kosova ka nevojë për një ndryshim tjetër”, është shprehur ai.

spot_img

 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit