Selim Pacolli, kandidat i Koalicionit për Familjen për deputet ka thënë se koalicioni nëse vjen në pushtet synon ta nxisë natalitetin.
Ai ka premtuar pushim me pagesë 2-vjeçar për lehona.
“500 euro në muaj për fëmiun e parë, 750 euro për fëmiun e dytë dhe 1000 euro për fëmiun e tretë”, ka thënë Pacolli.
Ai tutje ka shtuar se do të ketë lehtësira tatimore për familjet me më shumë fëmijë, “duke e bërë më të lehtë rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre”.