spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Kapen 25 kilogramë substanca narkotike në Prishtinë, arrestohen katër persona

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një operacion me emrin “Starti” është zhvilluar në katër lokacione në Prishtinë, ku ka rezultuar me katër të arrestuar dhe kapjen e mbi 25 kilogramëve lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë.

Droga është sekuestruar bashkë me dëshmi të tjera relevante, njofton Policia e Kosovës.

spot_img

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 27 paketime, dyshohet të jetë marihuanë me peshë 25 kg 200 gr., një veturë, dy pushkë, dy revole, shtatë fishekë kalibrash të ndryshëm, gjashtë telefona celular dhe 350 euro. Dyshohet se lënda narkotike kishte qëllim tregun vendor”, zbulon Policia.

“Policia ka arrestuar: B.M., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar), L.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar), M.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe F.H., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar)”.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Të dyshuarit, me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit