Lahi Brahimaj, kandidat i koalicionit të AAK-së me partnerët për deputet, ka zhvilluar takime me qytetarët në fshatrat Ratish i Ultë e i Epërm, Maznik, Dashinoc e Vranoc i Vogël.
Ai ka thënë se populli kërkon siguri e zhvillim dhe meriton “më shumë se kjo Qeveri e dështuar”.
“Zëri i këtyre njerëzve punëtorë e atdhedashës është i qartë: Kosova meriton më shumë se kjo qeveri e dështuar që po na çon prapa çdo ditë. Bashkë do ta ndërtojmë Kosovën Fituese”, ka shkruar Brahimaj në Facebook.