Një zjarr ka shpërthyer sot në një shtyllë elektrike në lagjen ‘Emshir’ në Prishtinë.
Kjo ka bërë që një pjesë e banesave dhe shtëpive përreth të kenë mungesë të energjisë elektrike.
Reklamë
Nga ky shpërthim nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme material.
Komandanti i Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi ka thënë se nuk ka pasur nevojë për intervenim pasi zjarri është shuar vet.
Ndërsa, zëdhënësi i KEDS, Luzik Krasniqi për redaksinë ka thënë se beson se shumë shpejt do të mënjanohet dëmi.
“Ekipet e KEDS-it kanë dalur shumë shpejt në vendin e ngjarjes. Një përçues është këputur. Besoj se ekipet tona shumë shpejt do ta rregullojnë. Brenda 5 minutave kanë mbërritur ekipi aty”, tha Krasniqi.