Sot janë bërë 26 vjet nga rënia e heroit Skënder Rexhepi, komandat “Hekuri”.
Familjarë dhe bashkëluftëtarë të tij e kanë kujtuar Rexhepin në përvjetorin e vrasjes së tij nga forcat serbe, duke bërë homazhe kompleksin përkujtimor në Krushë të Madhe.
Rexhepi u nderua për luftën heroike dhe kontributin e tij në çlirimin e vendit.
Komandant “Hekuri” do të kujtohet për trimërinë e paepur dhe rezistencën e lavdishme kundër pushtuesve serbë, deri në ditën e tij të fundit, kur ra me pushkë në dorë në një pritë armike, më 21 janar 1999, në një kodër mbi fshatin Fortesë.
Në këtë pritë ai luftoi krah më krah me dëshmorin e kombit Fitim Durakun, i cili nga plagët e marra të asaj dite vdiq më 4 prill 1999.
Në ballafaqim me pritën e mirë organizuar të armiqve, plagë të rënda kishin marrë edhe Xhavit Elshani nga Pirana dhe Mustafë Bajraktari nga Polluzha.