Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka publikuar një fotografi të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj me kryeministrin Kurti.
Ai tha se 6 vite më parë u themelua Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës, teksa shton se pak kush e kishe besuar që kjo gjë do të bëhej.
“Bashkë me aleatët tanë atëherë dhe bashkë me aleatët tanë tash, Kosova do bëhet pjesë e NATO-s”, shkroi ai në Facebook.
Postimi i plotë:
6 vjet më parë u themelua Ministria e Mbrotjes dhe Ushtrisë së Republikës së Kosovës, pak kush e kishte besuar që do bëhej ushtria dhe kjo Ministri, mirëpo u bë. Bashkë me aleatët tanë atëherë dhe bashkë me aleatët tanë tash, Kosova do bëhet pjesë e NATO-s.