spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

E rrahu motrën dhe u arratis, Policia arrin ta kap 25-vjeçarin nga Rahoveci i dyshuar për dhunë në familje

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku vajzat dhe gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat me të cilët kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes.

Një konflikt familjar ka ndodhur së fundmi në Rahovec, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur me njëri – tjetrin.

I dyshuari fillimisht është arratisur pasi viktima e ka denoncuar rastin, por Policia ka arritur ta kap dhe i njëjti është shoqëruar gjatë ditës së djeshme në Polici.

spot_img

I dyshuari, i moshës 25-vjeçare, është intervistuar nga hetuesit policore, me ç’rast ka dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit