Monday, October 14, 2024
spot_img

U dhunua nga motrat Berisha se i ‘mori burrin’, Klea Prenga ‘bëhet e gjallë’

Një 1 javë nga dita kur blogerja Klea Prenga ra pre e një sulmi fizik, dy motrat Atonela dhe Mariela Berishaj vijojnë të jenë në kërkim.

Ndërkohë 2 motrat vijojnë të postojnë në faqen e instagramit të biznesit të tyre foto.

Ngjarja u shënua më 6 gusht në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë, ndërsa vetë 24 vjeçarja e bëri denoncimin dy ditë më pas. Në një postim të saj në Instagram ajo akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, e njohur si ish konkurente e “Përputhen” se janë autore të dhunës fizike të saj duke i thyer një shishe në fytyrë.

Nga dhuna Klea Prenga pësoi dëmtime të rënda në fytyrë. Sot ajo ka reaguar sërish në rrjetet sociale duke falenderuar personat që i kanë qëndruar pranë në këtë situatë të vështirë dhe i kanë dhënë kurajo.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

U dhunua nga motrat Berisha se i ‘mori burrin’, Klea Prenga

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit