spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

A do ta krijojë Trumpi Shqipërinë etnike?!

Shkruan Spartak Ngjela

Serbia sot është në përplasje të madhe shoqërore.

Kriza e saj është në dobi të vijimit të çështjes shqiptare.

spot_img

I.

Por, a do të jemi ne në gjendhe si Shqipëri dhe Kosovë ta shfrytëzojmë këtë me forcën tonë për të filluar lëvizjen kombëtare për territoret shqiptare, që po i mban ende Serbia në luginën e Preshevës?

Ne sot kemi nevojë për bashkimin kombëtar. Por jemi ende të përçarë. Dhe, për këtë:

Duhet ta vëmë në dukje se:

E gjithë gjendja jonë e rëndë ekonomike ka ardhur gjithmënë si rrjedhojë e copëtimit të Shqipërisë.

Kurse tani kemi dy shtete shqiptarë, e ne nuk po dimë të bëjmë asgjë për zhvillimin tonë kombëtar. Sepse qeveritë e të dy shteteve tanë nuk mendojnë fare për bashkimin kombëtar.

Dhe koha ecën, dhe shqiptarët po largohen nga Shqipëria.

Sepse atdheu i tyre nuk po i trajton dot për një jetë jashtë varfërisë. Dhe kryeministrat vinë e ikin në Tiranë e nuk thonë asgjë.

Ndërsa armiqtë që kemi rreth nesh, ata vetëm duan shfarosjen tonë, se janë pushtues primitivë të terririreve shqiptare.

Dhe gjithmonë kanë blerë ose kanë rekrutuar qeveritë tona për të varfëruar shqiptarët dhe Shqipërinë, dhe për të ndaluar ecjen e shqiptarisë, e cila historikisht ka qenë dhe është epiqendra e Ballkanit Perëndimor.

Kurse qeveritë tona, të gjitha, që nga vitin1992 kanë luajtur kundër shqiptarisë.

Dhe kuptohet se kjo është skemë e Athinës dhe Beogradit, me motivin e tyre: shqiptarët të largohen nga Shqipëria.

Po qeveritë tona?

Turp historik ka qenë e do mbetet ky fakt i rëndë historik.

II.

Tani ne kemi dy shtete shqiptare, por nuk kemi lidlrshipe patriotike si qeveri, për të punuar drejt bashkimit të shqiptarisë.

A e dini ju se sot në Gadishullin Ilirik në të vërtetë janë tre shtete shqiptarë: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, dhe asgjë në funksion të bashkimit tonë kombëtar nuk është bërë deri tani?

Pse?

Sepse qeveritë e Prishtinës dhe Tiranës kuptohet se nuk kanë qenë në këtë politikë. Po këto dy qeveritë e sotme në Tiranë e në Prishtinë?

Kjo duhet pritur dhe ca, por shenjat nuk janë të mira.

Po shqiptarët?

Ata s’kanë se çfarë të bëjnë se këtu tek ne kanë drejtuar pushtuesit e territoreve shqiptare.

Kush nuk e kupton këtë, është naiv.

Atëherë?

Asgjë, prandaj dhe shqiptarët po ikin nga Shqipëria.

Po, a nuk do të gjejmë dot forcë ne shqiptarët që të krijojmë Shqipërinë etnike?!

Deri tani asgjë.

Sepse, edhe sot, të dy kryeministrat që kemi në të dy shtetet tanë, flenë gjumë dhe as që mendojnë për bashkimin tonë kombëtar, dhe merren me broçkulla që nuk janë fare reale.

Dhe po duket se nuk e njohin fare historinë e Shqipërisë.

Se ja…

Janë dy shtete shqiprarë të pavarur sot në Gadishullin Ilirik- Shqipëria dhe Kosova.

Kush i ndalon këta dy shtete të pavarur që të jenë bashkë me marrëveshje të thella juridike midis Shqipërisë dhe Kosovës?

Askush.

Me përjashtim të kryeministrave tanë, akush tjetër.

Po kryeministrat Rama e Kurti, për kë po luajnë, edhe këta njëlloj si ata që kanë ikur, do të jenë për shqiptarinë?

Deri tani nuk kemi parë gjë.

E dinë këta dy kryeministrat e sotëm që kryeministrat në Tiranë i ka vendosur Beogradi dhe Athina?

Aty i kanë dokumentat sepse ua ka sjellë politika amerikane; pse nuk i shohin për t’i grupuar në interes të Shqipërisë dhe Kosovës?

Atëherë?!

Duhet të presim nga politika amerikane, sepse ne shqiptarët në të dy shtetet tanë jemi epiqendra e Ballkanit.

III.

Po lidershipi i ri që erdhi në Uashington?

Duhet pritur, a do ta marrë Trampi iniciativën për shqiptarinë reale, në një kohë që dihet se bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, për politikën amerikane, është pika kyçe kundër politikës së Rusisë?

A do ta përdorë kartën panshqiptare presidenti i ri amerikan Donald Trump, i cili sot mori Zyrën Ovale në Uashington?!

Duhet të presim. Por dihet si një gjë krejt e vërtetë që Shqipëria dhe Kosova janë në interes të politikës amerikane, në lidhje me politikën e saj globale.

Po presidenti Trump?

Të shohim muajt që po vijnë; por edhe ky do të ndjekë domosdoshmërisht interesin amerikan në lidhje me të dy shtetet shqiptare në Gadishullin Ilirik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit