Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj në Dobrosh është takuar me banorë të disa fshatrave, të cilat i përshkruan si heroike.
Ai thotë se fshtatrat Dobrosh, Sheremetaj, Pacaj, Rracaj, Dallashaj, Rrypaj e Madanaj janë fshatra heroike që qëndruan si kala të pathyeshme në kohët më të vështira të luftës çlirimtare.
Andaj sot janë bashkuar me Kosovën Fituese, për jetë më të mirë dhe siguri të përhershme, thotë Brahimaj.
“Sonte në Dobrosh, u takuam me banorët e fshatrave Dobrosh, Sheremetaj, Pacaj, Rracaj, Dallashaj, Rrypaj e Madanaj. Këto fshatra heroike që qëndruan si kala të pathyeshme në kohët më të vështira të luftës çlirimtare, sot janë bashkuar me Kosovën Fituese, për jetë më të mirë dhe siguri të përhershme.
Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣”, shkruan ai.