Presidenti i zgjedhur Donald Trump tani është betuar si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
“Betohem solemnisht (ose deklaroj) se do të zbatoj me besnikëri detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të bëj më të mirën sipas aftësive të mia për të ruajtur, mbrojtur dhe mbështetur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara,” tha Trump gjatë betimit të tij.
Betimi presidencial përcaktohet në Nenin II, Pika 1 e Kushtetutës së ShBA-së.
Pasi bëri betimin, Trump shtrëngoi duart me John Roberts, i cili ka shërbyer si kryegjykatës i gjykatës së lartë që nga viti 2005.
Më pas, presidenti shtrëngoi duart me Joe Biden, i cili buzëqeshi.
Në fjalimin e tij inaugurues, Donald Trump tha se se “epoka e artë e Amerikës” po fillon.
Aip u zotua të “vendosë Amerikën të parën” ndërsa hapi një kapitull të ri për vendin të hënën.
“Epoka e artë e Amerikës fillon tani,” tha Trump në fjalimin e tij inaugurues.
Në fillim të fjalimit, Trump falënderoi disa nga ish-presidentët e pranishëm dhe presidentin në largim Joe Biden.
“Që nga kjo ditë, vendi ynë do të lulëzojë dhe do të respektohet sërish në mbarë botën. Ne do të jemi zilia e çdo kombi dhe nuk do të lejojmë më të përfitohet prej nesh,” tha Trump.