spot_img
spot_img
Thursday, January 23, 2025
spot_img
spot_img

Hamza nga Hidrocentrali i Orqushës premton ndërtim të liqeneve akumuluese dhe centraleve prodhuese nga energjia e ripërtërishme

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Hidrocentarlin e Orqushës. Nga malet e Sharrit, Hamza ka treguar se do të investojë në ndërtimin e liqeneve të reja akumuluese dhe do ta përshpejtojë ndërtimin e centraleve të reja prodhuese, sidomos nga energjia e ripërtërishme.

Hamza ka thënë se energjinë pozitive që po e merr anekënd vendit do ta përdor për t’i sjellë energji krejt Kosovës, pasi ta nis punën me qeverinë e re për një Kosovë ma të mirë.

“Energjinë pozitive që po e marrim anekënd vendit do ta përdorim për t’i sjellë energji krejt Kosovës, pasi ta nisim punën si qeveri e re për një Kosovë ma të mirë. Sot isha te Hidrocentrali i Orqushës, ku pashë si po prodhohen megavatët që i ndriçojnë qytetet dhe fshatrat. Premtimi im është i qartë: do ta fillojmë ndërtimin e liqeneve të reja akumuluese dhe do ta përshpejtojmë ndërtimin e centraleve të reja prodhuese, sidomos nga energjia e ripërtërishme. Brenda mandatit tim katërvjeçar do t’i kemi 1000 megavatë të rinj, që ta nxjerrim Kosovën një herë e përgjithmonë nga terri dhe të fillojmë ndërtimin e dy ujëmbledhësve të rinj që ta garantojmë ujin për vendbanimet tona.

spot_img

#MaMirë #PDK131”, ka thënë Hamza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit