spot_img
spot_img
Friday, January 24, 2025
spot_img
spot_img

Ekskluzive: Sllobodan Gavriq i dënuar për terrorizëm tenton të largohet nga Kosova

I dënuari me 11 vjet burgim për rastin e 12 kg eksploziv që iu gjetën në veturë para 11 vitesh, ka tentuar të largohet nga Kosova, përmes pikës kufitare në Merdar. 56-vjeçarit serb i cili e ka të ndaluar të largohet nga vendi i dështoi tentativa për të ikur dhe përfundoi në burg.

Bëhet fjalë për Sllobodan Gavriq, i dënuar për vepër terroriste nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Bazuar në informacione Gavriq ishte liruar me kusht, por në vendimin që ishte lëshuar thuhet se i njëjti nuk lejohet ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës.  

spot_img

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i njëjti është arrestuar dhe nga Policia është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese për ta vuajtur dënimin.

Çka dihet për rastin e vitit 2014?

Gavriq ishte kapur teksa po bartte me veturën e tij 25 pajisje eksplozive me peshë totale 12.219 gramë, të cilat sipas aktakuzës përmbanin eksploziv të fuqishëm PETN i kombinuar me fragmente metali, bulona dhe gozhda, që shërbejnë për rritjen e fuqisë shkatërruese dhe shkaktimit sa më të madh të viktimave në njerëz dhe dëme materiale.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Gavriqi këtë sasi të eksplozivit e kishte transportuar nga Beogradi për në Prishtinë me veturën e ti “Renault Clio”.

Në lagjen Dragodan, ai ishte ndaluar nga Policia e Kosovës me ç ‘rast gjatë kontrollimit të kryer në bagazhin e veturës së tij është gjetur çanta në të cilin ishte vendosur eksplozivi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit