spot_img
spot_img
Friday, January 24, 2025
spot_img
spot_img

“Po bëhem babë sepse po më lind motra”, gafa virale e kandidatit për deputet, Lumbardh Salihu

Kandidati për deputet, Lumbardh Salihu, pati bërë bujë me një deklaratë që është bërë virale në rrjetet sociale. I njohur për pjesëmarrjen e tij në reality show-n Big Brother Vip Kosova 2, Salihu tani ka vendosur të angazhohet në politikë, duke kandiduar për një vend në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së.

Pavarësisht se do të pritet deri më 9 shkurt për të parë rezultatet e zgjedhjeve, ai tashmë ka tërhequr vëmendjen me një gafë që ka shkaktuar shumë komente.

Në një emision, ai deklaronte: “Para se me hy në Big Brother, i kam premtu familjes time edhe motrës time që e kam në Cyrih, që e du më shumë se gjithçka në botë, që ka me u bë nënë, edhe 1 muaj ka me u bë nënë e një djali, do të bëhem baba për herë të parë.”

spot_img

Në një rast tjetër, Lumbardh sa ishte brenda shtëpisë lëshoi edhe një lapsuz. Kishte shprehur shqetësimin për akronimin RMV në shishet plastike të ujit.

RMV, që do të thotë Republika e Maqedonisë së Veriut, e shtyu atë të dyshonte se këto tri shkronja kishin një referencë në rajonin verior të Kosovës.

Shishja thotë RMV, do të thotë Republika e Mitrovicës së Veriut, veriun nuk e kemi dhënë? ”, tha Lumbardhi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit