Sonte në Dumnicë, Kurtan Kajtazi kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe strukturat e partisë, ku është pritur me mikpritje të përzemërt dhe entuziazëm nga banorët e zonës.
Gjatë takimit, kandidati theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën, duke theksuar se vizioni i PDK-së dhe programi i kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, janë shpresa për çdo qytetar të vendit.
“Mikpritja e përzemërt sonte në Dumnicë është konfirmim se projekti ynë i përbashkët për një Kosovë më të mirë po merr mbështetje gjithandej. Bashkimi i forcave tona rreth vizionit të PDK-së dhe kryeministrit Hamza është shpresë për një Kosovë që e meriton secili qytetar,” u shpreh kandidati në fjalimin e tij.
Takimi në Dumnicë është pjesë e angazhimeve intensive të PDK-së për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët dhe për të ndarë idetë dhe planet që synojnë zhvillimin dhe forcimin e Kosovës.