spot_img
spot_img
Thursday, January 23, 2025
spot_img
spot_img

Osmani nuk shkon në inaugurimin e Trumpit, dërgon një delegacion të kabinetit të saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara (Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve), për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

Megjithatë, duke u bazuar në traditën protokollare, shumica e vendeve përfaqësohen në këto ceremoni nga ambasadorët e tyre të akredituar në Washington D.C.

“Duke e vlerësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve, Presidentja ka vendosur ta dërgojë një delegacion të kabinetit të saj, i cili, së bashku me ambasadorin në SHBA, Ilir Dugolli, do ta përfaqësojnë Kosovën në aktivitetet inauguruese të datave 19-21 janar”, thuhet në një njoftim të Presidencës.

spot_img

Më tej thuhet se presidentja Osmani tashmë ka pasur rastin ta urojë personalisht Presidentin Trump gjatë një bisede të përmbajtjesore që zhvilluan muajin e kaluar të mbajtur në Pallatin Elysee, në Paris.

“Ky angazhim i vazhdueshëm reflekton përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me administratën e re amerikane dhe për të avancuar interesat e përbashkëta”, u tha në njoftimin e Presidencës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit