spot_img
spot_img
Saturday, January 18, 2025
spot_img
spot_img

Kurti godet sërish Prokurorinë: Kanë vdekë për s’gjalli, na nevojitet kryeprokuror patriot i ndershëm, flet edhe për pekmez

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe në tubimin e sotëm të fushatës së tij, ka sulmuar prokurorët.

Ai gjatë fjalimit të tij në qytetin e Prizrenit, ka thënë:

“Krerët e prokurorisë, qartazi kanë vdekë për së gjalli. Na duhet, na duhet, doemos, me doemos, na nevojitet një kryeprokuror i ri, profesionist, patrior, i ndershëm”.

spot_img

Sulmet e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje ndaj prokurorëve janë ashpërsuar, sidomos pas ftesës së tij për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Kurti ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë pavarësisht dy ftesave që ka marrë, derisa rasti ka të bëjë me rezervat shtetërore.

Ndërkohë pa pasur asnjë projekt madhor në Prizren, Kurti iu ka folur prizrenasve për pekmezin nga Rahoveci dhe pekmezin me dardha të Suharekës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit