spot_img
spot_img
Friday, January 17, 2025
spot_img
spot_img

Besa Gaxherri kërcënohet me jetë, polica po heton rastin

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, është kërcënuar me jetë përmes rrjeteve sociale pas intervistës që ka pasur ditë më parë në emisionin “Info Nata”.

Gaxherri ka thënë se simpatizantët e kryeministrit, Albin Kurti kanë marrë ‘zemër” pas gjuhës që ai po përdorë gjatë fushatës zgjedhore.

Ajo ka deklaruar se rastin e paraqitur në Polici.

spot_img

“Bazuar në gjuhën fyese, denigruese, kërcënuese, polarizuese që e ka këto ditë kryeministri Albin Kurti, gjatë fushatës dhe parafushatës, natyrisht simpatizantët e tij kanë marr zemër dhe ju duket se është mirë ashtu, ashtu sic shprehet kryeministri dhe këta pretendojnë pastaj me ia kalu kryeministrit me ju afru atij me afër.

Me duket me datën 13 isha në intervistë tek ju, dhe jo atë natë të nesërmen kishin pasuar komentet me qindra tejet fyese tjetër denigruese por nga komentet një kishte fyerje edhe denigrim kishte edhe kërcënimin e drejtpërdrejtë dhe pastaj unë e pash të arsyeshme se këtë duhet ta lajmëroj në Polici. Nuk ka formë tjetër me i eduku këta njerëz për me i tregu që ligj është ligj, me tregu që kryeministri nëse e shkel ligjin edhe ai ka më iu përgjigj, edhe ju keni me iu përgjigj, prandaj nuk ka formë tjerr ne nuk mundem me dal me lutu mes vet, prandaj e vetmja formë edhe me drejtu organeve të drejtësisë”, ka thënë ajo.

Ndërsa, nga Policia kanë thënë se janë duke e hetuar rastin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit