spot_img
spot_img
Friday, January 17, 2025
spot_img
spot_img

Refuzohet ankesa e LVV-së kundër Arsenijeviqit: Tentoi të pengonte vizitën e Kurtit, u arrestua

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Aleksandër Arsenijeviq, kryetarit të partisë Demokracia Serbe, për pengim të një aktiviteti të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, në veri.

LVV-ja u ankua në PZAP për shkelje nga Arsenijeviq të kodit të mirësjelljes për subjektet politike.

Në arsyetim të këtij vendimi, PZAP tha se ankesa e LVV-së ndërlidhej me tentimin e Arsenijeviqit për pengimin e vizitës së kryeministrit Albin Kurti në veriun e Mitrovicës.

spot_img

Kurti atë ditë kishte dal në lokalin ‘Misini’ i cili gjendet në këtë pjesë të qytetit dhe prej aty ishte nisur në tubimin që do mbahej në palestrën sportive ‘Minatori’.

Aleksandar Arsenijeviq kishte tentuar të pengojë aktivitetin duke përdorur gjuhë ofenduese me zë të lartë dhe fishkëlluar kryeministrit dhe ministrave e deputetëve që ishin në shoqëri të tij.

Arsenijeviq ishte arrestuar pasi nuk kishte përfilluar rekomandimet që të ndalej pasi po pengonte aktivitetin.

Në përgjigjen për këtë ankesë, Arsenijevqi ka thënë se ka qenë në dijeni se aty do të mbahej tubim zgjedhor i LVV-së.

Ai më tej kishte theksuar se fishkëllima ka qenë si protestë që i ishte penguar liria e lëvizjes nga kordoni policor, e që nuk e kanë ditur se pak metra më tej ishte kryeministri.

Sipas PZAP-s, veprimet e parashtruara në ankesë nuk paraqesin ndonjë shkelje të pretenduar pasi në pamjet e bashkangjitura shihet se nuk ka pasur mbledhim zgjedhor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit