Enver Dugolli, ish-i burgosuri politik ka rrëfyer momentin e tij më të trishtë pas arrestimit të tij, ku thotë se “nga torturat e mëdha që ushtroheshin mbi trupin tim, jam lutur që të më bie të fikët, por nuk më ra. Organizmi ishte i fortë, karshi torturave”. Ai tha se Ajet Istogu, Hamëz Hajra dhe Lutfi Ajazi [më pak torturues] kanë qenë udbashët që e keqtrajtuan dhe torturuan atë gjatë periudhës pas arrestimit të tij.
Enver Dugolli, ish-i burgosur politik, u shpreh se Ajet Istogu ka qenë udbashi kryesor i arrestimit të tij.
Ai shtoi se përballja e parë me dhunën fizike dhe brutale ka qenë dy ditë pas arrestimit të tij me 4 prill të vitit 1981 në Stacionin Policor në Glogovc [Drenas].
“Udbashi kryesor ka qenë nga Gllogovci [Drenasi i sotit]. Ajet Istogu i cili ka qenë arsimtar… ai tentonte të kryente detyrën e vet për linçim, torturë, shantazh dhe gjithçka”, deklaroi Dugolli.
Ai në “Debat Plus” të Televizionit Dukagjini tha se Ajet Istogu si udbash kishte tentuar të bënte presione nga më të ndryshmet edhe te familja e tij vetëm e vetëm për të thyer “shpirtërisht” atë.
Dugolli tha se udbashi Ajet Istogu si presion e kishte përdorur ofrimin e një vendi të punës si një lloj “bashkëpunimin” me Naser Dugollin [vëllain e Enverit].
“Edhe vëllau i madh, Naseri përfundon shkollën e mesme për Feronikelin. E thërret disa here, i thotë nuk ka punë për ty, në realitet duhet të bashkëpunosh”.
Istogu: Zgjedh ku po don.
Vëllai: o Ajet Istogu unë do t’i hajë edhe gjunjtë e mi, e nuk bëhna argat i joti.”, deklaroi Dugolli.
Madje Dugolli përmendi edhe largimin e babait të tij nga puna pas 38 vjetësh si revoltë e udbashëve ndaj tij.
“Shpirtshitur kanë qenë udbashët, shqiptarë që flisnin shqip” vijoi Dugolli.
Sa i përket torturës fizike, Dugolli theksoi se ajo ka qenë “rrahje klasike me pendrek dhe stubc” dhe gjithmonë Ajet Istogu e ka pasur edhe një ndihmës, që nuk e prezantonte, por që edhe ai ishte shqiptar. Dhe se kur “lodheshin fizikisht” udbashët, dhunë ushtronin policia serbe [milict me uniformë].
Ai kujton se gjatë qëndrimit të tij në Stacionin Policor në Drenas, një polic shqiptar, i komunikacionit, Tahir Shala e kishte maltretuar, torturuar dhe përdhosur një burrë të moshuar ku i kishte thënë se “le që më rrahu, por ma hjeku plisin dhe ma hudhi në tokë. Ma shajti edhe plisin. Nuk ia fali”.
Kujtimi më i trishtë pas arrestimit nga torturat ç’njerëzore të bëra nga udbashët shqiptarë ka qenë “momenti kur është lutur për t’i rënë të fikët e që nuk i ka rënë”, por që sipas tij organizmi i tij ishte “i fortë” dhe e përballonte pavarësisht lutjeve të tij.
Përpos Ajet Istogut, udbashë kanë qenë edhe Hamëz Hajra dhe Lutfi Ajazi [ky më pak i keq], të cilët “kënaqëshin me vuajtjet që i shkaktonin” shqiptarëve të tjerë.
“UDB-ja thjeshtë donin të thyenin “një shpirt rezistent”.
“Momenti kur jam lutur që të më bie të fikët dhe nuk më ra. Organizmi ka qenë i forte dhe nuk më ra të fikët. Jam lutur. Shumë. Rrahjet klasike me pendrek dhe stupc. Ka qenë Hamëz Hajra, Lutfi Ajazi[ më pak]. Faza fillestare e hetimeve ka qenë më e tmerrshme. Ata kënaqëshin me vuajtje.. Donin të thyenin një shpirt rezistente”, vijoi ai.
Dugolli tha se qëllimi kryesor i udbashëve ka qenë “thyerja e tyre” dhe “dërmimi i tyre”.
Kanë dashtë me na pa të dërmuar, të thyer, por shpirti luftarak e ëndrrat e ideali ynë ka qenë edhe kur dalim të rinjve e të rejave mos të paraqesim një shëmti e një njeriu të thyer, se ka pësuar. Porosia e tyre ka qenë që edhe kur dilnu që qysh nuk duhet me qenë dhe qysh nuk duhet me iu ndjek tjerët”, deklaroi Dugolli./Dukagjini