Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka shqiptuar gjoba për shkelje të Kodit të Mirësjelljes, vetëm pesë ditë pas fillimit të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 3.000 euro për përdorim të gjuhës fyese ndaj LDK-së gjatë një tubimi zgjedhor në Pejë më 13 janar.
PZAP-ja vlerësoi se kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti, ka nxitur urrejtje duke përdorur fjali denigruese.
Po ashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është gjobitur me 20.000 euro për shpërndarjen e një videoje në Facebook, ku kryeministri Albin Kurti krahasohej me Adolf Hitlerin.
PZAP-ja vlerësoi se kjo veprim ka nxitur urrejtje ndaj LVV-së dhe është në kundërshtim me Ligjin për zgjedhjet.
Ndërkaq, AAK-ja është gjobitur me 12.000 euro për akuza të pabaza kundër Kurtit, duke përdorur gjuhë denigruese.
Kjo pasoi ankesën e LVV-së për deklaratat e Ramush Haradinaj dhe Ardian Gjinit.
Partitë e gjobitura kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme lidhur me vendimet e PZAP-së.