spot_img
spot_img
Wednesday, January 15, 2025
spot_img
spot_img

Pala serbe largohet nga takimi në Bruksel, shkak aksioni kundër strukturave paralele në Kosovë

Sot në Bruksel ishte planifikuar të mbahet mbledhja e parë e  Komisionit të Përbashkët për Personat e Pagjetur, por pala serbe raportohet se është larguar nga takimi.

Siç raporton Euronews, edicioni në gjuhën serbe, përfaqësuesi nga pala serbe, Petar Petkoviq, e ka lënë takimin.

Petkoviq raportohet se u largua nga bisedimet për shkak të një aksioni të Policisë së Kosovës ku u mbyllën strukturat paralele në dhjetë komuna të vendit.

Delegacioni serb e ka cilësuar këtë si “dhunë institucionale të paprecedentë”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar  sot se me aksion të përbashkët të kësaj ministrie me Policinë, Ministrinë e Industrisë dhe të Administrimit të Pushtetit Lokal janë mbyllur komunat paralele serbe në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.

- MARKETING - Lahi Brahimaj spot_imgspot_img

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit