spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Lajçak komenton çështjen e urës së Ibrit: Lajmet se BE ka ndryshuar qëndrim…

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar rreth temës së hapjes së Urës së Ibrit.

Lajçak tha se “BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në dialogun e lehtësuar”.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian nuk është kundër hapjes së urës.

“Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë çorientuese”, deklaroi ai.

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ripërsëritur se hapja e Urës së Ibrit nuk është kundër askujt.

Kurti në fjalën e tij hapëse në mbledhjen e qeverisë ka thënë se lidhur me hapjen e saj ka biseduar edhe në takimin e djeshëm me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, dhe u shpreh se se do të vazhdojë konsultimet dhe koordinimet me partnerët.

“Hapjen e Urës së Ibrit e konsiderojmë si një gjë të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë. I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit dhe të qëndrueshmërisë së urës. Rezultatet përkatëse të këtyre raporteve të cilin e kemi ndarë dje edhe me komandantin e KFOR-it dhe ekipin e tij në frymën e konsultimeve dhe koordinimit të vazhdueshëm që kemi. Qeveria dhe unë si kryeministër besojmë thellësisht se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë, si dhe paqja e siguria në anën tjetër, janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë, shtetin, qytetarët dhe komunitetet”, tha Kurti.

“Ne do të vazhdojmë konsultimet dhe koordinimin me partnerët tanë. Hapja e Urës nuk është kundër askujt e aq më pak kundër partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, pra të hapura”, tha kreu i qeverisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit