Duke folur për fushatën zgjedhore që e pret Kosovën, këtë të martë është diskutuar edhe për lidhjen e Amerikës me Kosovën apo qasja që ka Albin Kurtin me SHBA-në.
Reshard Këlliçi, anëtar i bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ka dhënë një pasyqrim të situatës duke theksuar se kufirin nuk e vendos Albin Kurti me amerikanin por anasjelltas.
“Do shikohet nëse qasja që do dhe ka synim Albin Kurti, a do i lejohet nga administrata. Kufirin e vendos Amerika jo Albin Kurti me amerikanin. Është bërë pjesë e retorikës së përditshme këtu, në Kosovë dhe kudo. Të njëjtit njerëz, duke bërë të njëjtat gjëra, duke menduar të njëjtat gjëra, presin rezultate të ndryshme, nuk ndodh, është përkufizimi i çmendurisë”, tha Këlliçi.
Ai ka cekur dhe trazirat e vitit 2008 në Kosovë që pasuan shpalljen e pavarësisë së saj, trazira të cilat Këlliçi nënkupton se mund të kishin zgjatur akoma më shumë nëse nuk do ishte Amerika.
“Që të presësh administratën e Trump të ketë pozicionim dhe të thotë se si do na përqaset ne Albin Kurti, nuk ndodh. Pa Amerikën 2008-ta mund të ishte dhe më vonë, por Amerika është thelbësore për Kosovën. Nuk e kuptoj se çfarë po bën gati Albin Kurti të ndryshojë në qasjen me Amerikën.