spot_img
spot_img
Friday, January 24, 2025
spot_img
spot_img

Specialja me vendim të ri për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit edhe për dy muaj të tjerë.

Paneli ka arritur në përfundim se në këto momente nuk ka mjaftueshëm informacione që tregojnë se të akuzuarit mund t’i shmangen drejtësisë.

Por, për të dy ekziston rreziku që të pengojnë përparimin e procedurave si dhe të kryejnë krime të tjera kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë edhe dëshmitarët.

spot_img

Në të dy vendimet, ZPS-ja ka parashtruar se nuk ka ndodhur asnjë ndryshim që nga vendimet e kaluara për vazhdimin e paraburgimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit