spot_img
spot_img
Thursday, January 23, 2025
spot_img
spot_img

Anulim i privatizimeve dhe dëbim i bizneseve të huaja: Si po e rithemelon Bashkimin Sovjetik, Vladimir Putin

Në këtë të fundit, bashkëjetojnë mekanizmat tipikë ekonomikë perëndimore (shih politikën monetare të Bankës Qendrore Ruse, që po synon të luftojë inflacionin, edhe pse me masa jonormale, duke mbajtur një normë interesi prej 21 për qind), me metoda që duken të ngjashme me ekonominë e planifikuar.

Një term elegant mbi përkufizimin e sistemit ekonomik komunist, rezultatet praktike të të cilit (sot të harruara nga ata që i përjetuan) përbëheshin nga vendosja në dispozicion të qytetarëve sovjetikë të atyre pak mallrave të konsumit dhe shërbimeve bazë, funksionale vetëm për mbijetesë (p.sh ngrohja e shtëpisë, pa pagesë në kohën e BRSS, dhe sot e barabartë me 150 euro në vit).

Fenomeni i parë i këtij ri-konvertimi të sistemit ekonomik rus quhet “shprivatizim”, një term i përdorur nga gazeta ekonomike ruse “Kommersant” në një artikull të Diana Galievas botuar më 27 dhjetor 2024, për të përshkruan procesin e shtetëzimit, pra të blerjes së detyruar të kompanive private, të cilat hyjnë në fushën e kontrollit publik.

spot_img

Kjo dukuri, ka nisur pas fillimit të luftës me Ukrainën, me shpronësimin e aseteve industriale dhe tregtare të kompanive nga vende jo-miqësore (p.sh SHBA, BE, Japonia), të cilat kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, eksponentëve të regjimit, oligarkëve dhe një numri në rritje kompanish ruse.

Shpronësimi kryhet me instrumente juridike, që edhe pse kontradiktore dhe pa një themel logjiko-ligjor, janë përpjekur të ruajnë një fasadë të sundimit të ligjit.  Mekanizmi i parë, bazohet në një zbritje të detyrueshme prej 60 për qind të çmimit të aseteve ruse në pronësi të kompanive perëndimore, dhe tek një kontribut i mëtejshëm në buxhetin rus (e barabartë me 35 për qind të vlerës të aktivit).

Kjo i lejon pronarët perëndimorë, të dalin nga tregu rus me vetëm 5 për qind të vlerës kompanive të tyre. Një mekanizëm tjetër, është deklarimi nga autoritetet ruse, se një kompani është një organizatë ekonomikisht e rëndësishme, dhe kur ndodh kjo aksionerët e huaj përjashtohen hiqen nga menaxhimi i kompanisë.

Ata mund të shpresojnë të marrin vetëm një kompensim modest për vlerën e pasurive të tyre të sekuestruara. Në fakt, procedura përfundon me “shitjen e mallrave rusëve të besuar (pra miqve të të fuqishmëve), në marrëveshje me komisionin ligjor për investimet”, siç shpjegon Kommersant.

Për këtë arsye, Daria Smolina, menaxhere e projekteve në kompaninë e konsulencës Nasonov Pirogov, e intervistuar nga gazeta ekonomikë ruse, thotë se shpesh kompanitë e huaja nuk i shesin aktivet, por minimizojnë veprimet në tregun rus.

Ndërkohë për operatorët e tjerë ekonomikë perëndimorë, shitja e aseteve në Rusi mbetet një vendim strategjikisht i nevojshëm, pavarësisht nga kostoja. Kina po përfiton nga kjo, megjithatë nuk po investon në kapacitet produktive në Rusi, por më tepër në ato tregtare, për të “korrur fitime të shpejta”, pa paragjykuar faktin se “rreziqet e sanksioneve dhe një mjedis biznesi i paqëndrueshëm, po i ngadalëson investimet e huaja”.

Koncepti i ri i rregulloreve, bazohet tani në formulën “ose kompanitë punojnë në mirëbesim, ose pritet pjesëmarrja e shtetit në marrjen e vendimeve për masa të veçanta”. Problemi është se nuk ka kritere të qarta, dhe vendimet merren rast pas rasti.

Ndaj është e pamundur të vlerësohet rishpërndarja e burimeve të prodhimit në tregun rus. Në këtë kontekst, gjejmë rrethanë që siç raporton vetë “Kommersant”, këto mekanizma po përdoren tani nga Putin dhe bashkëpunëtorët e tij edhe në lidhje me aktivet e kompanive ruse, të cilat ata janë fajtore vetëm sepse u përkasin subjekteve që nuk janë në linjë të përkryer me mendimin e vetëm dominues në Rusinë e Putin.

Në fakt, në shkrimin e Galievës lexojmë se “proceset e ndarjes midis ‘miqve dhe armiqve’ nuk mund të mbeten vetëm tek të huajt, pra procesi i shtetëzimit ka prekur edhe kompanitë ruse”. Në praktikë, shteti rus i përvetëson edhe ato kompani ruse, pronarët e të cilëve konsiderohen “të pabesueshëm” apo “të paskrupullt”.

Sekuestrimi i aseteve private nga shteti, është bërë një rregull edhe në rastet e korrupsionit. Sipas vlerësimeve të prokurorit të përgjithshëm të Federatës Ruse, vlera totale e pasurive të konfiskuara e tejkaloi vitin e kaluar 1 trilion rubla, ose 10 miliardë euro.

Kjo është sa 25 për qind të shpenzimeve publike ruse për këtë vit (që janë rritur shumë për shkak të shpenzimeve ushtarake). Dhe sipas ekspertëve “procesi i shprivatizimit do të vazhdojë”. Këtë e kanë kuptuar edhe sipërmarrësit rusë, të cilën “do të hyjë në vitin 2025, pa rregulla të qarta loje”.

Dhe nëse është e vërtetë se “kushtet e jashtme të paparashikueshme janë ngritur tashmë në modele biznesi”, është po aq e vërtetë se “sipërmarrësit rusë kërkojnë siguri të brendshme… duke nisur me sigurinë e aseteve në duart e pronarëve ende të ligjshëm, e cila nuk është e garantuar”.

Përfundimi i gazetës “Kommersant”, është se “për shkak të kushteve të veçanta të zhvillimit të ekonomisë ruse kohët e fundit, gjatë 2 viteve u krijua një rregullore e re në vend mbi kompanitë, bazuar në termat ‘i përkohshëm’ dhe ‘i detyruar’, por rezultatet afatgjata të një rregullimi të tillë do e ndryshojnë strukturën e ekonomisë ruse”.

Çështja është aq e rëndësishme, sa që u vendos në krye të axhendës gjatë takimit para Vitit të Ri të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve me presidentin Putin. Por duket se ky i fundit po e bën veshin shurdh ndaj ankesave të tyre, i kapluar tërësisht nga misioni i tij “historik” për rithemelimin e Bashkimit Sovjetik.

Aq sa gazeta ekonomike ruse arrin në përfundimin se “rikthimi i një mjedisi të parashikueshëm të biznesi dhe tërheqjes ndaj investimeve në Federatën Ruse, nuk është prioritet për vitin 2025”. Jo vetëm qytetarët-subjektet e Car Vladimirit I, por edhe sipërmarrësit rusë ndihen të pafuqishëm. Dhe kjo konfirmon, se sipas të gjitha gjasave, regjimi i Putinit do të shembet vetëm nga presioni i jashtëm dhe jo i brendshëm.“Huffington Post Italia”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit