spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Një skandal i paprecedentë me sportistin që çonte peshë botën! Kjo është arsyeja që largohet nga aeroplani 

Khabib Nurmagomedov, ish kampioni i botës në UFC ka pas telashe gjatë fluturimi me aeroplan në këtë fundjavë – shkruan media spanjolle “Marca”. 

“Një grindje me ekuipazhin e një aeroplani rezultoi në nxjerrjen e tij”, shkruan më tej media spanjole.

Nurmagomedov nuk është i panjohur për polemika.

spot_img

Që kur u bë i njohur me kampionatin e tij të parë në vitin 2018, luftëtari nga Dagestani, ka bërë vazhdimisht tituj, qoftë për lidhjen e tij me liderin çeçen Ramzan Kadyrov dhe oligarkët rusë apo për deklaratat e tij kontraverse.

Media tjera shkruajnë se incidenti ndodhi në aeroportin Harry Reid, ku Habib kishte zënë një vend në rreshtin e daljes emergjente, por anëtarët e stafit shprehën dyshime për aftësinë e tij për të përmbushur detyrat në rast emergjence.

Kur Habibi shprehu pakënaqësinë e tij për një kërkesë të tillë, stjuardesa u përgjigj: “Nuk mund t’ju lejojmë të uleni në këtë rresht…

Unë do të telefonoj mbikëqyrësin. Mund të zini një vend tjetër ose do të duhet t’ju përcjellim nga fluturimi”.

Nurmagomedov pohoi se ky trajtim ishte i padrejtë dhe theksoi se gjatë kontrollit ai konfirmoi njohuritë e tij të gjuhës angleze, e cila është një nga kërkesat për të ulur në këtë seksion të aeroplanit.

Edhe pse iu ofrua një vend tjetër ose një fluturim alternativ, ky moment nuk pati përfundim të kënaqshëm.

Në fund, Habibi dhe shokët e tij largohen nga aeroplani.

Sipas raportimeve, Nurmagomedov ishte në rrugën e tij për në Kaliforni për të mbështetur shokët e tij të skuadrës para ngjarjes UFC 311, e cila do të zhvillohet më 18 janar.

As Habib dhe as kompania nuk kanë bërë ende komente zyrtare në lidhje me incidentin, i cili ndodhi më 11 janar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit