Thursday, October 17, 2024
spot_img

PDK-ja e pushteti arrijnë marrëveshje për dajakun në Kuvend

Është arritur marrëveshja lidhur me konfrontimin fizik të 13 korrikut të vitit 2023 në Kuvend në mes të deputetëve të Partisë Demokratike (PDK) dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Avokatja e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtakut, Besjana Ismajli ka njoftuar se pas seancave dhe negociatave në procedurën gjyqësore dhe të ndërmjetësimit, “është përfunduar me sukses procedura e çështjes penale, lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, të datës 13.07.2023”.

“Marrëveshja e nënshkruar në mes të palëve është dorëzuar tek gjykata, dhe, e njëjta ka fuqinë përmbaruese, duke proceduar tutje me aprovim, hudhje të aktakuzës, dhe pushim të procedurës penale”, ka shkuar Ismajli në rrjetin social Facebook.

Në maj të këtij vitit rasti gjyqësor për konfrontimin fizik të vitit 2023 në Kuvend ishte çuar në ndërmjetësim. 

Deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa, në këtë rast ka qenë i akuzuar për sulm dhe për dëmtim të pasurisë, shkaku i dëmtimit të syzeve të ministrit Hekuran Murati. Krahas tij, të akuzuar për sulm kanë qenë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, si dhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku. E deputeti Bekim Haxhiu, nga PDK, ka qenë i akuzuar për lëndim të lehtë trupor,  përderisa ministri i Financave, Hekuran Murati, ka qenë palë e dëmtuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit