Kalifornia po vazhdon të përballet me zjarret që kanë nisur tash e disa ditë ndërsa po shkakton viktima dhe dëme materiale.
Autoritetet e qarkut të Los Angelesit kanë mbajtur një konferencë për media gjatë ditës së sotme dhe kanë përditësuar informatat me publikun.
Sot fillojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit me ndihmën e qenve kërkues për të gjetur të humburit dhe ribashkuar familjet, tha sherifi Robert Luna.
Derisa, janë arrestuar 22 persona. Sherifi paralajmëroi se kushdo që shkel orën e policisë do të arrestohet dhe mund të përfundojë në burg.
Afro 153 mijë persona janë evakuuar deri tani nga gjithë qarku. Janë hapur strehimore të reja për personat e evakuuar. FBI-ja është përfshirë gjithashtu në hetim.