spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Albin Berisha largohet nga Petroluli, transferohet në Gjermani

Sulmuesi Albin Berisha i ka dhënë fund aventurës së tij në futbollin e Rumanisë pas vetëm gjashtë muajve.

Ai është larguar nga Petrolul Ploiesti për të vazhduar karrierën në Gjermani, saktësisht te skuadra e Hansa Rostockut.

Berisha është prezantuar të martën te Rostocku, ekip që garon në kategorinë e tretë të futbollit gjerman.

Detajet e transferimit të Berishës nuk janë bërë të ditura, por te Rostocku presin shumë nga Berisha, të cilin e kanë përshkruar si sulmues me përvoj ndërkombëtare dhe përforcim që presin shumë prej tij.

Po ashtu, edhe Berisha është shprehur tejet i lumtur me transferimin e tij në Gjermani dhe ka premtuar se do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar Hansa Rostockun për të arritur synimet.

Berisha te Rostocku do ta bartë fanellën me numrin 9 dhe menjëherë të enjten ka filluar stërvitjet tek ekipi gjerman.

Rostocku sezonin e shkuar përfundoi i parafundit në Bundesligën 2 dhe këtë sezon e ka për synim kthimin në kategorinë e dytë të Gjermanisë.

Berisha 23-vjeçar në shkurt të këtij viti u largua nga Ballkani, ekip me të cilin ka fituar tre tituj kampioni në Kosovë dhe u transferua te Petroluli në Rumani.

Këtë sezon, ai ka shënuar 1 gol në 3 paraqitje kampionale për Petrolulin, ndërsa karrierë në Kosovë ka bërë edhe te Malisheva, Liria e Besa.

Po ashtu, ka qenë edhe pjesë e Laçit e Kukësit, skuadra këto nga Shqipëria.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit