spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Bellingham, më i shtrenjti në botë, anglezi i Realit vlerësohet 252 milion euro

Xhud Bellingham është futbollisti me vlerën më të lartë në tregun e transferimeve. Mesfushori anglez i Real Madrid mban vendin e parë në renditjen e publikuar nga CIES, observatori i futbollit me qendër në Zvicër.

Sipas tij, vlera e kartonit të Bellingham është 252.4 milion euro. Kjo shifër është dyfishi i asaj që shpenzoi klubi “los blankos” për ta blerë atë nga Borusia Dortmund në verën e vitit 2023.

Anglezi 22 vjeçar le pas në klasifikim Erling Haland. Pavarësisht se nuk është në sezonin e tij më të mirë, sulmesi i Manchester City vlerësohet 221.5 milion euro në tregun e transferimeve.

spot_img

Treshja e parë plotësohet nga Vinicius Junior. Sulmuesi brazilian i Real Madrid, i cili u shpall lojtari më i mirë i vitit 2024 nga FIFA, sipas CIES kartoni i tij vlen 205.7 milion euro.

Ajo që bie në sy, është rënia e Kylian Mbape. Sulmuesi mban vendin e pestë me 172.2 milion euro, ndërsa është kaluar nga talenti i Barcelonës, Lamin Jamal.

Ende pa mbushur 19 vjeç, kartoni i tij vlerësohet pak më shumë se 180 milion euro. Në dhjetëshen e parë  të lojtarëve më të shtrenjtë sipas CIES bëjnë pjesë emra të tjerë të mëdhenj si Saka, Ëirtz, Palmer, Foden dhe Rodrigo.

Ky klasifikim tregon qartë edhe diferencën e madhe mes Ligave të mëdha të Europës, ku dominojnë kampionati anglez dhe spanjoll. Vetëm Florian Virtz ruan nderin e Bundesligës, ndërsa lojtari më I shtrenjtë I Serie A është Lautaro Martinez, që renditet në vendin e 20, me kartonin që i vlerësohet 107.2 milion euro.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit