Një tjetër zbulim befasus arkeologjik është gjetur në Strugë. Bëhet fjalë për një helmetë e cila thuhet se është helmetë e fiseve ilire që nga lashtësia.
Gjithashtu, disa objekte janë gjetur në varrin mbretëror e cila thuhet se datojnë mbi 2500 vite më parë, të cilat përmbajnë materiale qeramike, bronzi dhe ari.
Zbulimet arkeologjike në Strugë
Sipas arkeologëve, kjo lloj helmete vjen nga fiset e lashta pellazge, e cila njihet si “Helmetë Korintjane”, e përdorur në Ilirinë e Jugut nga mbreti “Pirro i Epirit”.
Sipas arkeologut Fitni Dalipi, këto sende u takojnë konkretisht fisit Ilir të Enkelejtëve, të cilët kanë banuar në krahinat përreth liqenit të Ohrit dhe kanë krijuar dinastinë e parë të mbretërisë Ilire në fund të shekullit të V para Krishtit.
“Këtu janë gjetur deri më tani që ne i përfunduam gërmimet, mbi 100 artefakte. Erdhëm në konstatim se këto artefakte i takojnë popullatës që ka jetuar në pellgun e Liqenit të Ohrit, Ohër, Strugë Pogradec. Janë fisi i Enkelejtëve. Janë 2.600 vjet të vjetra”, tha arkeologu Fitni Dalipi.
Sipas tij, këto gjetje gjenden një herë në 100 vjet.
“Ne kemi artefakte të lines, bronzit, hekurit, kemi argjend dhe ar. Domethënë është një varr shumë i pasur, që do të thotë se popullata që ka jetuar në këtë zonë ka qenë një popullatë shumë ekonomikisht e fortë që ka pasur mundësi të importon edhe objekte nga jashtë”, shtoi arkeologu.
Për rëndësinë e tyre ditë më parë foli edhe ministri i Kulturës, Zoran Lutkov i cili teksa falënderoi pronarët e tokës Bukuri Shemshedini dhe Shefit Shemshedini të cilët kanë detektuar, denoncuar dhe ndihmuar në këto gërmime theksoi se ky ishte zbulimi më i madh arkeologjik në Maqedoni të Veriut për 100 vitet e fundit.
Gjetjet do të dërgohen në Muzeun Arkeologjik të Shkupit, pasi nuk ka kushte për t’u mbajtur në Muzeun e Ohrit.
Helmeta e zbuluar
Kujtojmë se një statujë antike është gjetur këto ditë në fshatin Raveni, në afërsi të Gostivarit, në Maqedoninë e Veriut.
Statuja ka lartësi natyrale, pa kokën, që mungon është një metër e gjysmë e lartë dhe e punuar në një bllok të vetëm mermeri, bashkë me bazamentin.
Arkeologu i njohur, Profesor Doktor Luan Përzhita, i cili shqyrtoi me kujdes imazhet e statujës, thotë se zbulimi është i rëndësishëm.
“Helmeta KORINTHASE e gjetur në Strugë është helmetë e fiseve Ilire që buron nga lashtësia plake, pellazge.
Dolën në dukje zbulimet e shumë pritura jo vetëm nga banorët e Strugës por edhe ato në mbarë trevat shqiptare!
■Objektet të cilat janë gjetur në varrin mbretëror përmbajnë material qeramike, bronzi dhe ari. Amaneti dhe përkujtimi duket se është bërë nga gruaja pasi gjenden stoli të ndryshme si; shtiza për kapjen e flokëve ose veshjeve etj…
Mbi të gjitha ajo qe na ka interesuar më së shumti është pikërisht helmeta.
■Kjo lloj helmete vjen nga fiset e lashta pellazge, njihet si “Helmetë Korintjane” e shumë përdorur në Ilirinë e jugut po ashtu edhe nga mbreti ynë “PIRRO I EPIRIT”.
Në paraqitje kemi edhe objekte punimesh të ndryshme ari. Por, për “maskën”, nuk kemi ende asnjë informacion!”, shkruan etimologu Lulzim Osmanaj.