spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Bislimi për hapjen e Urës së Ibrit: Nuk është vendim i njëanshëm e as çështje e pazgjidhur e dialogut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi,ka thënë se se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është vendim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës dhe as çështje e pazgjidhur e dialogut, por më tepër është kërkesë kryesore e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetin social  “X”, ai tutje theksoi se, plani implementues i BE-së i datës 5 gusht 2016 e konsideron hapjen e urës si “Simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet serbëve të Kosovës, shqiptarëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera”,

“Raporti i Komisionit për Kosovën 2020 konkludon si vijon: ‘Punimet në urën e Mitrovicës kanë përfunduar dhe ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa apo pengesa të mëtejshme’. Ky është formulimi i BE-së, por marrëveshja është arritur mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Bislimi.

“Partnerët e QUINT-it shtuan kërkesën për inspektime teknike. Ne i kemi ndjekur të dyja rekomandimet. Tani BE-ja po kërcënon Kosovën në rast se ajo zbaton marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE dhe rekomandimet shtesë. Ne besojmë fuqishëm se BE-ja promovon më shumë liri të lëvizjes dhe më pak kufij apo mure ndërmjet etnive të ndryshme”, përfundoi postimin e tij Bislimi

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit