Thursday, October 17, 2024
spot_img

Albin Kurti reagon përsëri për hapjen e Urës së Ibrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur mbi çështjen e Urës kryesore mbi lumin Ibër.

Kurti ka thënë se hapja e kësaj ure është e drejtë dhe e nevojshme për të gjithë.

“Hapjen e urës ne e konsiderojmë si një gjë të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë. I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, të cilat i kemi ndarë  menjëherë dje me komandantin e KFOR-it në frymën e konsultimeve dhje koordinimit të vazhdueshëm që kemi”, tha Kurti.

Kurti deklaroi se do të vazhdojnë konsultimet dhe koordinimet me partnerët e Kosovës për hapjen e urës mbi Ibër.

“Qeveria e Kosovës dhe unë si kryeministër besojmë thellësisht se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë, shtetin. Do të vazhdojmë konsultimet dhe koordinimet me partnerët tanë”, tha Kurti.

Ai shtoi se hapja e urën nuk është kundër askujt e aq më pak ndaj partnerëve tanë.

“Hapja e urës nuk është kundër askujt e aq më pak partnerëve tanë Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë të hapura”, tha ai.

Tutje, Kurti shtoi se Kosova është shtet normal dhe se urat e saj duhet të jenë të hapura.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit