Monday, October 14, 2024
spot_img

Noizy mbetet në burgun e Tiranës – Kosova para një jave kërkoi ekstradimin e tij

Janë bërë një javë prej që Republika e Kosovës ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që reperi Noizy të ekstradohet në Kosovë

Kërkesa për ta ekstraduar një ndër reperët më të mirë në Shqipëri ishte bërë nga Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, e cila kishte kërkuar që reperi Noizy dhe DJ Crax të ekstradohen në Kosovë, pasi që dyshohet se janë të përfshirë në një rrahje të rëndë në një klub në Pejë.

Pas kësaj, Policia Shqiptare me operacionin e oraganizuuar “Fast” e arrestoi Noizyn gjatë një koncerti në Shën Gjin dhe që nga ajo kohë Noizy po vazhdon të jetë në burg, por për këtë ende nuk ka ndonjë vendim.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës është në kërkim të arrestimit edhe të një reperi tjetër shqiptar, që dyshohet se po ashtu ka marrë pjesë në këtë rrahje, reperit Stresi – ky i fundit është edhe fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, por që ai është në arrati.

Të gjithë besohet se kanë rrahur një influencer të TikTokut me emrin Medi Iseni, i cili ka thënë që ai është rrahur nga Noizy dhe njerëzit e tij në klub! Ai nuk është i vetmi që është sulmuar, pasi që në këtë klub është rrahur edhe dhëndri i tij.

Duke folur për emisionin “Kosova Today”, avokati i Noizyt, Besnik Berisha tha se “Noizy është në pritje të dëgjimit nga gjyqtari sepse çështja deri më tani sipas tij, nuk është dëgjuar nga një gjyqtar”.

“Çështja është bartur në gjykatën e Durrësit, besoj do të kemi një verdikt brenda javës. Nuk ka tendenca as nga Noizy as nga unë që ta pengojmë procesin e nisur në Kosovë, bile po përpiqemi që të ndriçojmë gjithçka që ka ndodhur atë natë. Nuk ka qëllim sepse nuk ka gisht as në lëndim, e kjo do të provohet që është vetëm një lëndim i lehtë trupor ndaj së paku një personi. Ka dëshmitare me të cilët kam kontaktuar dhe përmes të cilëve kam mësuar për rrethanat e rastit. Noizy është viktimë e këtij procesi, është i papërfshirë”, tha Berisha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit