spot_img
Thursday, October 17, 2024
spot_img

Gani Geci me vëllain Fadilin dhe shokë vizitojnë Sali Berishën

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish deputeti i Kosovës, Gani Geci së bashku më vëllain e tij Fadilin dhe disa shokë kanë vizituar Sali Berishën në Shqipëri.

Është Gani Geci i cili përmes një postimi në Facebook, ka publikuar disa pamje nga takimi ku shkruan se takimin e mundësoi z. Agim Rexha, kryetar nderi i Shoqatës Pan-Shqiptaro-Amerikane VATRA në Amerikë.

Postimi i plotë:

Lufta ka një ligj me vetëm dy nene:

Neni 1) Kurrë mos u dorëzo.

Neni 2) Mbaje mend të parin.

Salih Berisha nuk dorëzohet  kurrë!

Sot ishim në takim me kryetarin njëherit edhe kryetari historik i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Sali Berisha.

Takimin na e mundësoi Z. Agim Rexha, kryetar nderi i Shoqatës Pan-Shqiptaro-Amerikane VATRA në Amerikë. Bashkë me ne ishin Adnan Merovci, Hysen Ibrahimi, vëllai im Fadil Geci, dhe unë, Gani Geci.

Folem gjerë e gjatë për rrjedhën historike të ngjarjeve në Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë që nga viti 1991 deri më sot.

Z. Berisha, faleminderit për pritjen edhe në këto rrethana të jashtzakonshme!

Ju jeni frymëzim i qëndresës për qindra mijëra shqiptarë.

I shpjegova se si një herë një ushtarak amerikan në Kosovë me emrin Bill Krieger më pat thënë:

“Lufta ka një ligj me vetëm dy nene:

Neni 1) Kurrë mos u dorëzo.

Neni 2) Mbaje mend të parin.”

Falendërim i veçantë shkon edhe për Diplomatin e Karrierës Z. Mal Berisha.

P.S.

Unë gjithashtu e falendëroj kryetarin Agim Rexha për ftesën që më kishte bërë 21 vjet më parë për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes kongresmenit Eliot L.Engel!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit