Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se ka pranuar raportin për stabilitetin e urës së Ibrit dhe se ka rezultuar që “Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale”.
Durmishi ka theksuar se raporti konludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.
“Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale. Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”, ka thënë Durmishi.
Ai ka thënë se do pritet edhe raporti final për të pasur rezultatet përfundimtare sa i përket aspektit teknik.
“Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”, ka vijuar ai.