spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Ramadani: Ura të hapet në dialog me NATO-n, jo në dialog me Serbinë

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka thënë se përfshirja e hapjes së urës së Ibrit në dialog me Serbinë, është i pavend.

Sipas tij, nuk do të duhej të diskutohej hapja e saj përmes dialogut me Serbinë, por me NATO-n.

“Ura të hapet në dialog me NATO-n, JO në dialog me Serbinë. Rikthimi i idesë për përfshirjen e hapjes së Urës në dialog me Serbinë në Bruksel është edhe i pavend, edhe i dëmshëm, edhe i papranueshëm. Serbia nuk ka dhe nuk duhet të ketë VETO për hapjen e Urës në Ibër. Dialogu për këtë çështje në Bruksel (BE) ka përfunduar moti. Kosova dhe BE kanë realizuar obligimet e dala nga Marrëveshja. Rikthimi i Urës në dialog është Veto për Serbinë.Ndërsa, për hapjen e Urës së Ibrit, duhet më shumë punë me NATO-n dhe më pak fjalë në media! Hapja e Urës bëhet bashkë me NATO-n dhe KFOR-in”, ka thënë Ramadani.

Të martën pritet të dalë raporti nga testimi që është bërë javën e kaluar dhe më pas pritet të merret vendimi për hapjen e saj ose jo.

Faktori ndërkombëtarë vazhdon t ë kërkojë ngha autoritetet e Kosovës që hapja e saj duhet të bëhet në koordinim me ta dhe në përmes dialogut me Serbinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit