Sunday, October 13, 2024
spot_img

MASHTI vazhdon edhe këtë vit subvencionimin e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, do vazhdojë me subvencionimin e teksteve shkollore edhe për vitin 2024-2025, ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, pas takimit që ka mbajtur me drejtorët komunalë të arsimit.

Në një konferencë për media, Nagavci ka thënë se procesi i subvencionimit mund të bëhet që nga nesër në platformën E-Kosova.

E para e arsimit ka thënë se nxënësit nga klasa e 1-5 do të subvencionohen me nga 80 euro, ndërsa nga klasa e 6-9 do të subvencionohen me 110 euro.

“Mbajtëm mbledhjen me drejtoritë komunale të Arsimit ku me drejtorët diskutuam për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollorë. Temë shumë me interes është furnizimi me tekste dhe mjete mësimore. Edhe sivjet i kemi kushtuar tejet kujdes teksteve dhe mjeteve mësimore që do të ofrohen si vitin e kaluar duke subvencionuar prindërit, të cilët mund të aplikojnë qysh nesër. Ky proces është transparent, shmangë mundësinë e çdo keq planifikimi që ka ndodhur në të kaluarën. Aplikimi do të filloj nesër në platformën E-Kosovë. Sipas kërkesave nxënësit nga klasa e 1-5 do të subvencionohen me nga 80 euro, nga klasa e 6-9 do të subvencionohen me 110 euro”, u shpreh Nagavci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit