spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Veriun e jugun i bashkojnë tri ura, por i ndanë kryesorja

Nuk quhet Ura e Ibrit, ani pse është mbi të njëjtin lum.

Është kjo ura në Lagjen e Boshnjakëve e cila e lidh jugun me veriun e Mitrovicës.

Mbi të çdo ditë, kalojnë veturat e shqiptarëve dhe të serbëve lokal.

E nuk mungojnë as ato të misioneve të huaja.

Në 25 vitet e pasluftës, qarkullimi i veturave mbi urën në Lagjen e Boshnjakëve nuk u ndal asnjëherë. Por, kjo nuk është ura e vetme që e lidh jugun me veriun e Mitrovicës.

Pak metra më tutje, ndodhet edhe ura në vendin e quajtur tek “Kërrshi i Dudës”.

Kjo urë e ndërtuar së fundmi, lidh pjesën e magjistrales dhe fshatrave përreth me Mitrovicën Veriore.

E në anën tjetër të qytetit, ndodhet një urë që mban flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shteteve mike.

Edhe kjo, bashkon Suhdollin me veriun e vendit.

E 1 km nga këtu, ndodhet një tjetër urë, që nuk po e kryen funksionin e vet.

Mbi Urën e Ibrit, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, mund të kalohet vetëm në këmbë.

Aty po vazhdojnë të qëndrojnë karabinierët italianë.

E të hënën u panë edhe pjesëtarë të KFOR-it si dhe Policia e Kosovës.

Qytetarët thonë se hapja e kësaj ure do t’ua lehtësonte lëvizjen.

“Pro (hapjes së urës) sepse urat e lidhin botën. Na i lehtëson lëvizjen, pse na me shkua më i përdor urat e tjera e më mbet në trafik, kur e kemi urën këtu afër. Edhe këta (ndërkombëtarët) jetojnë prej urave që 2 mijë vjet”, tha një qytetar nacionalitetit shqiptar.

E pro hapjes së urës, të hënën u shprehen edhe qytetarët serb të Kosovës.

“Si të them, duhet, duhet ura të hapet dhe mos të ketë ndonjë pasojë apo shqetësime dhe kjo është ajo. Po them se duhet të ndërmerret dicka por për mua do të thotë shumë që ura të hapet. Ura është shumë e bukur dhe më të vërtet duhet të hapet”, shprehet një qytetar i nacionalitetit serb.

Por, pse kjo urë po qëndron e mbyllur?

“Për shkak të simbolikës që e paraqet, sepse kjo është ura qendrore dhe kjo jep përshtypjen e dy botëve të ndryshme, e një muri kinez, në mes të barbarëve, në këtë rast shqiptarëve dhe të civilizuarve që në këtë rast janë serbët, sipas konceptit të tyre. Prandaj nuk hapet, sepse qëllim i Serbisë është me izolu komunitetin serb, mos me lënë me u integrua në shoqërinë kosovare”, vlerëson profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.

Se duhet të hapët ura e thotë edhe zëvendëskryesuesi në Asamblenë Komunale të Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku.

Ky thotë se kjo duhet të bëhet, por pa i prishur raportet me ndërkombëtarët.

“Kjo urë historikisht ka qenë me telashe. Kanë qenë kreativ të na ndajnë. Ka qenë vetëm një komunë, kreativ në ndarje, këtu është abuzuar edhe me park, është abuzuar edhe me paqe, për ta mbajtur të mbyllur kanë bërë “Parkun e Paqes” dhe tulifar budallallëku, por kjo urë duhet ta kryej funksionin e vet. Duhet të jetë një mesazh edhe për komunitetin serb që është koha të lëvizet lirshëm, këmbimi i ideve e shumë gjera”, ka thënë Sadiku.

Ndryshe, të hënën kanë vazhduar punimet për hapjen e Urës së Ibrit.

Ndërsa të martën pritet të dal raporti për stabilitetin e urës, matje këto që u bën të enjten e javës së kaluar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit