spot_img
Friday, December 27, 2024
spot_img

Spartak Ngjela: Çfarë na dallon nga një shoqëri primitive?

Avokati dhe analisti i njohur Spartak Ngjela ka ndarë një reflektim të thellë mbi kontrastin mes një shoqërie primitive dhe vlerave që përfaqëson qytetërimi shqiptar.

Në shkrimin e tij, ai shpreh krenarinë për arritjet kulturore dhe shoqërore të kombit shqiptar, duke theksuar humanizmin dhe forcën krijuese që na karakterizon.

Teksti i plotë:

Ne një vend ku gënjeshtra është forca e çdo bisede nëpër klubet e qyteteve;

Në një vend ku e vërteta është diçka e papranueshme në shoqëri;

Në një vend ku nuk ka muzikë;

Në një vend ku vrasja është zgjidhja e çdo komflikti të rëndë mes dy personave;

Në një vend ku dashuria nuk ekziston, dhe gruaja dhunohet e mbulohet deri te sytë;

Në një vend ku arsimi është inekzistent;

Në një vend ku arti është i papranueshëm;

Jeta shoqërore nuk ekziston.

Por…

E kundërta e të gjitha këtyre që u shkruan me lart, është humanizmi që sjell qytetarinë e kulturuar; arsimin e lartë, jetën artistike dhe dashurinë; dhe jeta lulëzon mes humanizmit, punës, arrit dhe krijimit shkencor.

Po ne shqiptarët ku jemi?

Ne jemi në qytetërim të zhvilluar, sepse si shoqëri nuk kemi asnjë nga defektet primitive që u trajtuan në këtë shkrim; kemi jetën tonë shoqërore dhe gjuhën shqipe e moralin tonë kombëtar që na i kanë zili të gjithë ata që nuk na duan.

Dhe jeta jonë do të vijojë shqipërisht me humanizëm dhe me forcë krijuese, në shekuj…

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit