spot_img
Thursday, December 26, 2024
spot_img

Haradinaj tregon për telefonatën e tij të parë me gruan e tij pasi u arrestua: Drejtori i dathi këpucët e veta e m’i dha

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka rrëfyer momentin kur foli me bashkëshorten e tij për herë të parë pas një jave që u arrestua në Hagë.

Ai tha se familja e tij ishte mjaft mbështetëse duke theksuar se ‘’unë nuk kam familje që nuk më mbështetë e më japin kurajo’’.

‘’Mos ta nin, çdo sen ka me qenë në rregull’’, ishin fjalët e Xhejlanes, gruas së Nasimit që ia tha në telefon.

Haradinaj tha se nuk është kursyer asnjëherë në telefonata me familjarët.

‘’Unë s’jam kursyer kurrë a më incizojnë në telefon a jo’’, tha Haradinaj.

Përveç kësaj, Haradinaj tregoi edhe një rast të veçantë që  ndodhi pasi shkoi në Hagë.

Ai përmendi se drejtori i burgut ishte njeri me sjellje shumë të mirë.

‘’Pas një jave ka ardh një drejtor, e ka pas sjelljen shumë të mirë, ka qenë finlandez.

Më thanë me u pastru, më kanë ble këmishë, të brendshme edhe atë kompletin e teshave që më kenik pa ma kanë ble ata, por problemi është se por nuk më kanë ble këpucë, i kisha vetëm do puma të zeza, e drejtori i ka dathë këpucët e veta më tha merri’’, ka thënë Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit