spot_img
Thursday, December 26, 2024
spot_img

Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumin ma bleu Haga, këpucat mi fali drejtori i burgut

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një intervistë ka rrëfyer për ditët e para në Hagë pas arrestimit që kishte ndodhur në Prishtinë.

Haradinaj ka treguar edhe një histori interesante, derisa atij i duhej të përgatitej me veshje kostum për të dalë para gjykatës, por që në trup kishte vetëm rrobat e trupit, të cilat i kishte që nga momenti i arrestimit në Prishtinë.

Ish-ushtari i UÇK-së, ka treguar për drejtorin e burgut që ka qenë finlandez, i cili kishte vendosur t’ia jepte këpucët e tij Nasim Haradinajt, meqë kur i kishin blerë kostum e të brendshme, kishin harruar t’ia merrnin edhe një palë këpucë.

 “Drejtori i burgut kish qenë finlandez. Në gjykatë isha i detyruar me shku komplet. Më kanë thanë me u la, se isha në kmishë qysh më kanë arrestu. Kanë shku më kanë ble të brendshme, kompletin që ma keni pa vesh, është i blemë prej burgut”, ka rrëfyer Haradinaj.

“Problemi ish që s’ju kujtu me më ble këpucë, se isha në puma të zeza. I ka dathë këpucët drejtori, më tha merri. E njoh unë mentalitetin finlandez”, ka shtuar tutje ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit