Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka rrëfyer momentet e vështira nga vuajtja e dënimit nga Gjykata Speciale e Hagës.
Haradinaj ka treguar një moment kur ish-presidenti Hashim Thaçi ishte përplasur verbalisht me mjekët në burg.
Sipas Haradinajt, mjekët nuk e kishin ofruar trajtimin e duhur ndaj Salih Mustafës, “Cali”, çfarë e kishte shyer Thaçin që të reagoj ashpër.
“Kapaku i derës së burgut është hapur vetëm në raste emergjente. Ka pasur asi raste, si me bacin Jakup, e “Calin”. “Calin” e patën lanë katër ditë në dhomë, aty kemi protestuar të gjithë. Ndër më të fuqishmit ka qenë Hashim Thaçi. Kurrë se kom pa ma agresiv, ju tha gjithçka. Ju tha ju s’jeni mjekë, ju jeni kafshë, jeni gjithçka vetëm mjek nuk jeni. E trajtuan shumë keq e as nuk u lodhën për të”, ka thënë Haradinaj.