spot_img
Thursday, December 26, 2024
spot_img

“Poshtërsia nuk paska kufij”, thotë Kelmendi pasi lexon “talljen” e Hekuran Muratit për 100 eurot

“Poshtërsia s’paska kufij”, konstatoi gazetari Adriatik Kelemendi, pas lansimit të opsionist tallës dhe arrogant nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, për 100 euro, që ata që s’duan t’i marrin “të mos i marrin”.

“Tallje dhe poshtërim më të madh për popullin se sa ku postim i ministrit Murati nuk mund të ketë. Populli i Kosovës është populli më i varfër në Evropë. Ky ministër lazdran i merr paratë nga taksat e popullit më të varfër, s’di çka të bëjë me to, ua kthen një pjesë të vogël të këtyre pareve para zgjedhjeve thua se po ua kthen nga xhepi privat i tij, edhe tallet prapë me fukaranë. Ky popull ka duruar gjithçka, por nuk duron talljen dhe fyerjen e dinjitetit. Poshtërsia s’paska kufij!”, ka shkruar Kelmendi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit